Toshkovski: Hetimi për Koçanin ende nuk ka përfunduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hetimi për Koçanin nuk ka përfunduar dhe me të mund të përfshihen edhe nëpunës policor. Këtë e theksoi ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se tashmë për 7 nëpunës policor janë parashtruar kallëzime penale, por nuk saktësoi për kë bëhet fjalë, përkatësisht nëse në to ka edhe persona përgjegjës.

“Deri më tani është parashtruar kallëzim penal kundër 7 nëpunësve policor, deri më tani, deri dje, kundër 7 nëpunësve policor. Ndoshta gjatë periudhës në vijim do të kemi edhe nëpunës të tjerë policor që do të jenë lëndë e fillimit të hetimit. Hetimi nuk ka përfunduar.

Për secili që do të gjendet provë se është i përfshirë në ndonjë mënyrë me ngjarjen penale-juridike nga aspekti i plotësimit të elementeve të veprës penale konkrete, do të procedohet në mënyrë adekuate”, tha Toshkovski.

Në ndërkohë grupi i deputetëve të “Majtës” deri në Kuvend ka parashtruar nismë për interpelancë për ministrin në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Advertisement

 

 

The post Toshkovski: Hetimi për Koçanin ende nuk ka përfunduar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy