Sot gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas kompetencave që i ka, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Sipas informacioneve që kam që nga mëngjesi, të gjitha qendrat e votimit janë të qëndrueshme, të hapura. Qytetarët mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”, tha Toshkovski.

Ai gjatë ditës së sotme u ka dërguar një mesazh qytetarëve që të ushtrojnë masivisht të drejtën e tyre të votës dhe të mos lejojnë, siç tha ai, rrëmbimin e vullnetit të tyre nga asnjë subjekt dhe në asnjë mënyrë.

“Çdo qytetar i vendit mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës dhe është i detyruar ta ushtrojë të drejtën e tij të votës në mënyrë të fshehtë, dhe prapa kutisë askush nuk mund të dijë se për kë votoni”, theksoi Toshkovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Toshkovski falënderoi gazetarët, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë vëzhguesit që do ta përcjellin këtë ditë zgjedhjesh./Telegrafi/

The post Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, MPB po vepron sipas kompetencave të saj appeared first on Telegrafi.