Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në ditën e tij të parë të punës vizitoi Seksionin për çështje administrative Shkup në objektin e RTM-së dhe në stacionin “Prolet” për t’u njohur me gjendjen aktuale në sferën e dhënies e dokumenteve personale.
“Më vjen shumë keq që më duhet të deklaroj se situata me dhënien e dokumenteve personale nuk është e njëjtë me atë që e lamë ne, pra në këto tre javë pasi u largova nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike në vend të një hapi përpara, përsëri është krijuar kaos, po punojnë më pak sportele dhe është shtuar numri i njerëzve që presin.
Ministria e Punëve të Brendshme është një shërbim për qytetarët dhe në këtë kontekst shërbimet administrative janë një nga fushat kyçe dhe për këtë arsye në periudhën e ardhshme do të marrim masa intensive për të normalizuar punën në një periudhë të shkurtër kohore dhe çdo qytetar do të mund ta marrë dokumentin e tij në një procedurë dinjitoze dhe në afat të arsyeshëm”, tha Toshkovski./Telegrafi/
The post Toshkovski: Do të marrim masa intensive që çdo qytetar të marrë dokumentin e tij në procedurë dinjitoze dhe në afat të arsyeshëm appeared first on Telegrafi.