Toshkovski: Ballafaqimi me migrimin ilegal dhe krimin ndërkufitar është një ndër prioritetet kryesore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili po merr pjesë në konferencën ministrore në kuadër të Forumit të Salzburgut, sot pati fjalimin e tij, në të cilin theksoi se prioritet strategjik i RMV-së është integrimi në familjen evropiane.

“Nga ana jonë do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar sundimin e pacenueshëm të ligjit, zbatimin e ligjeve dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës”, tha ministri Toshkovski.

“Migrimi përgjatë të ashtuquajturës Linja Lindore-Mesdhetare vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të MPB. Në atë drejtim, menaxhimi dhe forcimi i kufijve, ballafaqimi me migracionin ilegal, si dhe format tjera të krimit ndërkufitar janë një nga prioritetet tona kryesore, por në të njëjtën kohë një nga sfidat tona”, theksoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski theksoi se një aktivitet kyç në rrugën e RMV-së në menaxhimin e qëndrueshëm të migrimeve në Ballkanin Perëndimor është konsolidimi i besimit ndërkombëtar, rritja e shkëmbimit të informacionit, aksesi i përbashkët, koordinimi dhe bashkëpunimi, të cilat janë parakushtet kryesore për përballimin me sukses të menaxhimit të sfidave të migracionit.

Advertisement

The post Toshkovski: Ballafaqimi me migrimin ilegal dhe krimin ndërkufitar është një ndër prioritetet kryesore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy