Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët, Ivica Tomovski, thotë se është e nevojshme të blihet një aeroplan i ri qeveritar për transportin e zyrtarëve qeveritarë kur ata shkojnë për vizita jashtë vendit.
“Ndoshta një avion i përdorur, por jo më i vjetër se 2-3 vjet. Është serioze të kesh një avion serioz. Kam biseduar me disa njerëz dhe të gjithë janë të interesuar që të diskutohet për blerjen e një avioni të ri, më të madh me të paktën 14 ulëse, për të akomoduar një delegacion më të madh”, theksoi Tomovski.
Sipas vlerësimeve, një avion i ri do të kushtonte nga 30 në 40 milionë euro e lart, dhe opsioni për një avion të përdorur do të kushtonte rreth 15 milionë euro.
Megjithatë, Tomovski thekson se vendimin duhet ta marrin ekspertë, si pilotët dhe mekanikët e avionëve, të cilët më së miri e kuptojnë gjendjen e tregut dhe kërkesat e sigurisë.
Tomovski thotë se avioni aktual me të cilin janë transportuar nëpunësit civilë është me defekt dhe aktualisht është në servis në Vjenë./Telegrafi/
The post Tomovski: Duhet të marrim një aeroplan të ri qeveritar appeared first on Telegrafi.