Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe deputet aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka të paraqitura dy pasuri të paluajtëshme, një makinë dhe një depozitë bankare.

Ahmeti posedon tokë bujqësore në Shqipëri me hapësirë prej 700 metër katrorë, një shtëpi në fshatin Zajas të Kërçovës, një makinë në emër të bashkëshortes së tij dhe një xhirollogari.

Më poshtë e keni pasurinë e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

– Tokë prej 700 metër katrorë në Shqipëri me vlerë 30.000 dollarë ose 1.635.000 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Shtëpi në Zajas të Kërçovës, me hapësirë prej 254 metër katrorë me vlerë 100.000 dollarë amerikanë ose 5.450.000 denarë.

– Makinë Volkswagen Polo 2010 me vlerë prej 7.000 euro ose 431.257 denarë.

– Depozitë bankare me kursime prej 758.452,00 denarë ose 12.312 euro./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Tokë bujqësore në Shqipëri, shtëpi në Zajas dhe makinë – kjo është pasuria e Ali Ahmetit appeared first on Telegrafi.