Sipas ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov i gjithë rasti me Sasho Mijallkovin ishte i gabuar edhe për atë edhe për shtetin.
Todorov po ashtu tha se deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se institucionet e kanë detyruar Mijallkovin të paraqitet po ashtu është e gabuar.
“Kjo është mundësi për Zaevin nëse dëshiron të dëshmojë nëse me të vërtetë ka vullnet për një reformë themelore dhe të thellë”, tha Todorv.
Ai thotë se nuk është e rëndësishme që të ketë përgjegjësi penale, por ndonjëherë duhet të ketë edhe përgjegjësi morale.
Advertisement
“Duhet të caktohen pikat e dobëta të sistemit”, tha mes tjerash Todorov./Telegrafi/
The post Todorov: Arratisja e Mijallkovit ishte e keqe, edhe Zaev gaboi appeared first on Telegrafi.