Tjetër mashtrim në Shkup, një polic i rremë i ka marrë 5 mijë euro një gruaje 74-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në SPB Shkup, një grua 74-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një individ për shumën prej 307.500 denarë.

“Sipas raportit, personi e ka telefonuar, është prezantuar si punonjëse policie dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe se nëse nuk do që ajo të shkojë në burg, duhet të paguajë para”.

“Siç u raportua, ajo i la paratë në vendin e rënë dakord dhe pasi foli me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

The post Tjetër mashtrim në Shkup, një polic i rremë i ka marrë 5 mijë euro një gruaje 74-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy