Tifogrupi “Komitët” e Vardarit vazhdojnë thirrjet raciste ndaj shqiptarëve pasi institucionet e Maqedonisë nuk i ndalin.
Thirrën “shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë” edhe javës së kaluar e Qeveria kërkoi hetime nga Prokuroria. Asgjë nuk ndodhi.
Sot në lagjen “Gjorçe Petrov” tifogrupi i njëjtë vazhdoi me thirrje morti për shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni. Por, sot u përballën me shqiptarë që kalonin aty për një festë familjare.
Krushqit shqiptarë u ndalën për të kërkuar llogari nga tifogrupi. Por, ata ikën.
Advertisement
Video e gazetarit shqiptar është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/
The post Thirrnin “shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë” në mes të Shkupit, por ikën kur ju afruan shqiptarët appeared first on Telegrafi.
Advertisement