Thirret në polici 40 vjeçari që dyshohet se kërcënoi me telefon Bilall Kasamin, MPB jep detajet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një banor 40 vjeçar i fshatit Trebosh me iniciale J.V. dje në ora 11.30 është ftuar në SPB Tetovë i dyshuar se e ka kërcënuar me mesazh në telefon kryetarin e Tetovës, Bilal Kasami.

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se për J.V. ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë”.

Dyshohet se e kërcënuar pardje, ndërsa është denoncuar dje rreth orës 10:30 në SPB Tetovë nga kryetari i Tetovës, Kasami dhe një orë më vonë është thirrur në polici. 

Po merren masa të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement

The post Thirret në polici 40 vjeçari që dyshohet se kërcënoi me telefon Bilall Kasamin, MPB jep detajet appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy