Teuta Arifi vizitë në NJTKZ: Shuarja e zjarrit është bërë me tre automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot vizitoi Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë nga ku u informua për rastin tragjik.

Ajo thotë se nga ë dhënat zyrtare të shërbimit dispeçerik të NJTKZ Tetovë, më datë 08.09.2021 në ora 21:02 minuta është pranuar thirrje për zjarr në repartin e qendrës Infektive në Tetovë.

“JKTZ ka intervenuar menjëherë me 3 automjete kundër zjarrit dhe 16 zjarrfikës të cilët kanë arritur në vendngjarje në ora 21:07 minuta. Dy automjete janë pozicionuar në pjesën e përparme të objektit të spitalit modular, kurse njëri në anën e pasme, për të parandaluar që flakët të përhapen edhe në objektin e repartit infektiv që është shumë afër objektit të spitalit modular. Zjarri është lokalizuar në ora 21:30 minuta, kurse është shuar plotësisht në ora 21:45 minuta”, thotë Arifi.

Ajo shton se hetimi në vendngjarje ka përfunduar, ndërsa tani bëhet analizimi i provave materiale, dëshmive dhe fakteve.

Advertisement

“Me vendim të Këshillit komunal të Tetovës sot u vendos që komuna e Tetovës të mbulojë shpenzimet e shërbimeve mortore për viktimat, si dhe ka miratuar ndihmë financiare për të gjitha familjet e viktimave, si dhe për të mbijetuarit nga kjo tragjedi”, shkruan Artifi./Telegrafi/

The post Teuta Arifi vizitë në NJTKZ: Shuarja e zjarrit është bërë me tre automjete appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy