Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, në Facebook ka njoftuar se janë lëshuar për qarkullim autobusët e transportit urban.
Ajo shkruan se 3 linja dhe 5 autobusë do të jenë në shërbim të qytetarëve, prej orës 06:00 deri në ora 20:00.
“Fillon transporti publik në Tetovë. Prej sot Tetova me transport të organizuar urban!
3 linja qarkullimi dhe 5 autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve për të lëvizur brenda qytetit, nga ora 06:00 deri 20:00!”.
“Për 10 ditët që vijnë qytetarët do të mund të shfrytëzojnë autobusët pa pagesë, për sa do të zgjasë edhe pilotimi, duke inkurajuar qytetarët që të përdorin autobusët në vend të veturave.
Më mirë, më shpejtë, më lirë! Kudo në qytet, shpejt dhe sigurt!”, shkruan Teuta Arifi.
Ndryshe, autobusët për transportin publik u blenë para 8 muajve, por sot janë lëshuar në qarkullim./Telegrafi/
The post Teuta Arifi: Fillon transporti publik në Tetovë appeared first on Telegrafi.