Policia e Tetovës informon se ka marrë denoncim për dhunë fizike nga tre pjesëtarë të policisë.

Bëhet fjalë për tre policë, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj një personi 20-vjeçar.

“D.S (20) nga Sedllarca e Epërme në SPB Tetovë ka denoncuar se të martën rreth orës 19 në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë fizikisht ishte sulmuar nga tre nëpunës të policisë në SPB Tetovë, të cilët pastaj e kishin vendosur në automjet dhe pas një kohe të shkurtë e kishin lejuar që të largohet. Për këtë ngjarje është njoftuar Sektori për Kontroll të Brendshëm, Standarde Profesionale dhe Hetime Policore dhe po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, informojnë nga Policia e Tetovës.

SPB Tetovë gjithashtu informon edhe se dje rreth orës 20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, M.A. (21) nga Poroji, i cili drejtonte motoçikletë, ishte sjell në mënyrë agresive drejtë nëpunësve të policisë të cilët kishin kryer vepra zyrtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Banori i Porojit është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin e policisë në Tetovë për zbardhjen e rastit.

The post Tetovë, tre policë denoncohen për dhunë fizike ndaj një personi appeared first on Telegrafi.