
Policët e SPB – Tetovë në rajonin e Tetovës kanë shqiptuar gjithsej 704 dënime për shtatë muaj.
“Duke marrë parasysh këtë gjendje, SPB – Tetovë përsëri u bën thirrje shoferëve të përdorin rripat e sigurisë edhe kur udhëtojnë në më larg, por edhe nëpër qytet”, thotë zëdhënësi i SPB – Tetovë, Marjan Josifovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se përdorimi i rripit të sigurisë është obligim ligjor dhe se është fakt se ato ndikojnë se si do të jenë pasojat nga aksidentet e mundshme.
SPB – Tetovë këtë javë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit filloi me aktivitete në kuadër të fushatës edukuese me çka shoferëve u ndahen letra me mesazhe dhe këshilla për përdorim të rripit të sigurisë./Telegrafi/
The post Tetovë, për shtatë muaj policia dënon 704 shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë appeared first on Telegrafi.