Gjyqtari në procedurë paraprake mori vendim që të caktojë masën e paraburgim për 69 vjeçarin nga Tetova si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual ndaj fëmijës”.
Ai gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria për shkak se rreth orës 19:30 ka prekur trupin e një vajze të mitura e cila ka qenë fqinja e tij.
“Pas arrestimit, SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal në Prokurori. Gjyqtari në procedurë paraprake caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Ai sot është dërguar në burgun e Shkupit për ta mbajtur masën e paraburgimit./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Tetovë, paraburgim për 69 vjeçarin për sulm seksual ndaj një fëmije appeared first on Telegrafi.