Nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Tetovës, nesër (e mërkurë) do të vazhdojnë me protestat kundër mësimit online.

Ata thonë se nuk janë tërhequr nga bojkoti i mësimit në distancë dhe se kërkesa e tyre e vetme është që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju kanë bërë apel se çdo ditë e humbur e mësimit, është në dëm të tyre.

“Për një javë rreth 80 përqind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme me sukses është zhvilluar mësimi online, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet”, thonë nga MSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata shtojnë se janë në koordinim me kryetarët e bashkive, qeveritë lokale dhe drejtorët e shkollave dhe po punojnë për të kapërcyer këto sfida./Telegrafi/

The post Tetovë: Nxënësit e shkollave të mesme nesër vazhdojnë me protestat ndaj mësimit online appeared first on Telegrafi.