Tetovë: Një qendër rajonale për qentë endacak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas një kohe të gjatë heshtje, kryetarja e Komunës së Tetovës është prononcuar për problemin e pazgjidhur me qentë endacakë. Problem ky që ndër vite është duke tanguar banorët e Komunës së Tetovës dhe komunave rurale. Por, asnjë komunë rurale deri më tash nuk ka treguar gatishmëri që të bashkëveprojë me Komunën e Tetovës për të tejkaluar këtë problem. E para e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, shprehet se si komunë kanë hapur tre tenderë për qendrën për trajtim të qenve endacakë. Por, sipas saj duhet një qasje regjionale që të merr epilog njëherë e përgjithmonë kjo dukuri shqetësuese për banorët e Pollogut. Sipas saj, përkushtimi i Komunës ka qenë në funksionalizimin e Qendrës për trajtim të qenve endacakë.

“Ne e funksionalizuam qendrën dhe e kemi riaktivizuar procesin e ritenderimit, me qëllim që drejtuesit e asaj qendre të jenë të sigurt se në fund do të marrin pagesën për shërbimin që bëjnë”, ka deklaruar Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Sipas saj, edhe pse kapaciteti i qendrës është i mjaftueshëm për të trajtuar këtë problem vetëm në territorin e Komunës që ajo drejton, megjithatë duhet që të ketë një qasje tjetër për këtë dukuri. “Kapaciteti i asaj qendre për qytetin e Tetovës është i mjaftueshëm, dhe qendra nuk ka kapacitete që të trajtojë qentë endacakë edhe nëpër komunat tjera më të vogla, sepse ka kapacitet të limituar. Ne jemi të interesuar që të rrisim kapacitetin e asaj qendre, por gjatë këtij viti nuk do të kemi mundësi për një gjë të tillë, për shkak të mungesës së kapaciteteve financiare”, nënvizon Arifi.

Sipas saj, me këtë problem përballen të gjitha komunat që janë pjesë e Qendrës për zhvillim të barabartë të rajonit të Pollogut. “Ne jemi dakorduar me të gjitha komunat e Pollogut, sepse të gjithë e kanë këtë problem që eventualisht të kemi një qasje rajonale për këtë problem me qëllim që të marrin ndonjë ndihmë financiare ndërkombëtare, pikërisht për të ndërtuar një qendër rajonale për trajtimin e qenve endacakë, sepse si problem tangon të gjitha komunat dhe si të tillë duam ta adresojmë”, thotë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Advertisement

Pas këtyre deklaratave, tashmë Komuna e Tetovës ka hequr dorë nga ndërtimi i një qendre që ishte paralajmëruar pikërisht për trajtimin e qenve endacakë në kuadër të vet komunës. Pasi që rrugët e Tetovës vazhdojnë të jenë strehë për shumë qen endacakë, ende nuk ka asnjë informacion se këta qen sillen nga qytete tjera. Deri më tash policia e Tetovës nuk ka asnjë të dyshuar se ka një veprim të këtillë, kurse informacionet jozyrtare flasin se qentë endacakë sillen nga qytete tjera në orët e hershme të mëngjesit në forma të ndryshme. Nga ana tjetër, në raportet e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, pothuajse çdo ditë ka raste të kafshimit të qytetarëve nga qentë endacakë. Rastet e fundit kanë ndodhur jo vetëm në Tetovë por edhe në komunën e Gostivarit./Koha.mk/

The post Tetovë: Një qendër rajonale për qentë endacak appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy