Nga nesër deri më 2 gusht, tetovarët do të kenë më shumë hapësirë për t’u argëtuar gjatë ditëve të pushimit veror.

Nga Komuna e Tetovës kanë njoftuar se një pjesë e bulevardit do të shndërrohet në shëtitore, e cila do të shfrytëzohet nga vizitorët në Tetovë, për t’u argëtuar.

Kjo bëhet edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Shëtitorja do të jetë e hapur nga ora 21 deri në ora 24, çdo ditë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.

/tv21

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tetovë: Një pjesë e bulevardit shndërrohet në shëtitore, nga ora 21 deri në ora 24 appeared first on Telegrafi.