Tetovë, ndërpriten punimet për hapjen e bulevardit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Përderisa në komunat e tjera po punohet intensivisht dhe po hapen projekte të reja, në komunën e Tetovës projekti i filluar për hapjen e bulevardit tek qendra sportive ka stagnuar”.

Bulevardi V.S Bato, filloi të ndërtohet në shkurt të këtij viti, por vetëm pas disa ditësh, punët u ndërprenë me arsyetimin se për shkak të pandemisë, realizimi i projektit nuk mund të vazhdojë.

Ashtu dukej edhe sot, ekskavatorët ishin të parkuar ndërsa punëtorë nuk ishin në terren.

Banorët e lagjes thonë se një gjë e tillë ishte e pritur. Bulevardi V.S. Bato nuk është i vetmi që ka filluar dhe ka mbetur në gjysmë, andaj nuk shpresojnë se do bëhet shpejtë edhe ky bulevard.

Advertisement

“Ne kemi shumë rrugë që presin prej kur është bë sistemi demokratik. Partitë shqiptare gjithnjë na kanë rrejt. Veç për vota thonë se do e kryejmë do e bëjmë do e rregullojmë i rrethojmë ato gropat e vogla me spreje, e bëjmë Tetovën e gjelbër mirëpo ja kur shohim asgjë s`ka. Nuk është vetëm kjo rrugë, edhe 20 metra më tutje rruga afër 200-300 metra është krejt gropa dhe i shkatërruam veturat e reja”.

“I fillojnë dhe i lënë në gjysmë, asgjë s`kanë bëre. Kjo rrugë dëmton shumë, çdo dy muaj duhet t’i rregullojmë makinat”.

Ekipi i televizionit “Alsat” tentoi të merr qëndrim edhe nga sektori për Rrugë dhe tokë ndërtimore, por nuk morëm përgjigje. Fatin e njëjtë e kanë edhe disa rrugë dhe bulevarde të tjera, siç është Bllagoja Toska, Bulevardi tek Kazerma e qytetit si dhe një pjesë e madhe e rrugëve në lagjet e vogla brenda qytetit./Alsat/

The post Tetovë, ndërpriten punimet për hapjen e bulevardit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy