Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një javë pas kontrolleve të bëra nëpër institucionet e vendit, me theks të veçantë shkollat fillore dhe të mesme, nga dita e martë, inspektorati komunal në Tetovë do të dalë në terren për të kontrolluar, nëse janë plotësuar rekomandimet e dhëna apo jo. Fillimisht do të inspektohen shkollat, ku nga kontrolli i përgjithshëm rezultoi se 99 për qind e tyre nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarrit. Nga komuna e Tetovës paralajmërojnë dënime të ashpra për të gjithë drejtorët që nuk kanë plotësuar rekomandimet e dhëna.

“Janë kryer 24 kontrolle, përfshi shkollat e mesme çerdhet dhe universitetet. Nga gjitha këto kontrolle, kushtet i kanë plotësuar vetëm, “Nikolla Shtejn”, “Besa”, çerdhja “Rinia”, “Maarif”, dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Inspektorati komunal në shkollat dhe objektet që kontrolloi, iu dha afat institucioneve shtetërore dhe shkollave që të marrin masat e duhura për të siguruar nevojat, ose në të kundërtën do merren masa konform ligjit. Nga e marta inspektorati do jetë në terren për të parë nëse janë zbatuar urdhëresat”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Në gjendje të keqe rezultojnë edhe objektet fetare në vend të cilat sipas raportit final të inspektoratit, nuk plotësojnë aspak kushtet për mbrojtje kundër zjarrit, bashkë me Universitetin e Tetovës, ku sipas kontrolleve të kryera, ka rezultuar se asnjë aparat për shuarje të zjarrit nuk ka qenë funksional. Zjarrfikësit rekomandojnë që këto kushte të plotësohen sa më shpejtë, dhe mos lejohet përsëritjan e tragjedive të mëdha siç ishte rasti i Koçanit.

“Janë kontrolluar 19 xhami dhe pesë kisha, nga të cilat, asnjëra nuk plotëson kushtet e nevojshme. UT në momentin që inspektorati bëri kontroll, pajisjet kundër zjarrit kanë qenë me afat të skaduar dhe jo funksionalë. Ka pasur edhe disa lëshime të tjera”, tha Albion Alili, Zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Advertisement

Rasti i Koçanit ishte nxitja kryesore që inspektorati komunal, të nisë kontrollet në Tetovë, të cilat për fat të keq, nxorën në pah se 90 për qind e objekteve me karakter publik, fetar por edhe objektet hotelerike, nuk plotësonin aspak kushtet për mbrojtje nga zjarret. Rasti më i rëndë rezultoi në njërën nga shkollat më të mëdha të Tetovës, shkolla “Istigball” e cila, edhe pse ka më se një mijë nxënës, lere që nuk kishte aparate funksionale kundër zjarrit, por nuk kishte aspak as hidrantët për shuarje të zjarreve./Alsat.mk

The post Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy