Nga SPB Tetovë informojnë se në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit 217 personave u janë dhënë vendime për izolim.
“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (17.11./18.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 133 personave (TE-64 dhe GV-69) u janë lëshuar urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me Dekretin përkatës të qeverisë.
Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 134 persona (TE) dhe 83 persona (GV), ndërsa janë kryer kontrolle ndaj 2001 personave (TE-1238 dhe GV-663) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve”, thonë nga SPB Tetovë.
The post Tetovë, izolohen 134 persona për shkak të coronavirusit appeared first on Telegrafi.