Punonjësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në mbrëmjen e datës 28 dhe 29 maj, përkatësisht nga ora 23 deri në ora 05, në zonën Tetovë-Gostivar kanë kryer një aksion kontrolli për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Policia për 6 orë ka arritur të sanksionojë 30 vozitës të cilët kanë vozitur nën efektin e alkoolit, prej tyre 20 në rajonin e Tetovës dhe 10 në rajonin e Gostivarit.
“Gjithashtu janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (Tetovë 12 dhe Gostivar 4)”, thonë nga SPB-Tetovë.
The post Tetovë-Gostivar, policia dënoi 30 shoferë të dehur appeared first on Telegrafi.
Advertisement