SPB Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre në periudhën (13-14 prill) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 53 persona (TE-30 GV-23), janë përgatitur urdhëra pagese për kundërvajtje, sipas Nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë.

Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 34 persona (TE) dhe 50 persona (GV) janë përgatitur vendime të reja për izolim dhe janë kryer kontrolle ndaj 831 persona (TE-467 dhe GV-364) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar shkelje të vendimeve të lëshuara të izolimit.

Në periudhën prej orës 20:00 më 13 prill deri në 05.00 më 14 prill 2021 në rajonin e SPB Tetovë janë regjistruar 4 (TE) dhe 1 (GV) shkelje të vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve – orës policore.

The post Tetovë dhe Gostivar, 53 qytetarë të gjobitur për mosmbajtje të maskave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";