Policia e Tetovës ka zbuluar dy persona ne periudhën e orës policore, të cilët kanë lëvizur pa leje dhe për të cilin shkak janë arrestuar në stacion policor. Njëri është banor i Shkupit, ndërsa tjetri është nga fshati Nerasht, Tetovë.

“Rreth orës 22:50 në postbllokun në fshatin Zhelinë të Tetovës është privuar nga liria një shkupjan 28-vjeçar, i cili ka qarkulluar me automobilin ‘Fiat’ me targa të Shkupit. Diçka më vonë nëpër rrugën lokale në fshatin Nerasht të Tetovës, nëpunës policorë në SPB Tetovë kanë privuar nga liria një banor 31-vjeçar nga ky fshat, i cili nuk e ka respektuar ndalesën e lëvizjes prej orës 22 deri ora 5. Të dy të arrestuarit do të përballen me dënime”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Policia e Tetovës gjatë 24 orëve të kaluara për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse, 32 personave nga rrethina e Tetovës u ka përgatitur urdhëresa penale, në pajtim me nenin 6 nga Dekreti qeveritar.

The post Tetovë, arrestohen dy persona për shkak të shkeljes së orës policore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";