Dje (18-maj) në ora 13.00, në Stacionin policorë Tetovë 44-vjeçarja nga Tetova, ka denoncuar se nëpërmjet profileve të ndryshme, në rrjetet sociale në emër të vajzës së saj të mitur, personi i panjohur e ka shantazhuar dhe i ka kërkuar shmë të konsiderueshme të parave, përndryshe do ti publikoj fotografitë e saj, me përmbajtje komprometuese.
Menjëherë pas denoncimit të njëjtën ditë rreth orës 14 e 30 minuta, në rrugën e ,,Shtipit” në Tetovë, është privuar nga liria personi i mitur 16-vjeçarë nga Tetova i cili dyshohet se është kryerës i kësaj vepre.
Meren masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ku edhe do të pasojë parashtresë adekuate.
Advertisement