Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (4 shtator) oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll të intensifikuar të aksionit për të sanksionuar shoferët që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

MPB informon se në territorin e SPB Tetovë janë gjobitur 86 shoferë.

“Prej tyre 22 ngisnin me shpejtësi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësur e lejuar, dhe dy me 70 kilometra në orë mbi të lejuarën. 54 sanksione u vendosën në territorin e Tetovës, dhe 32 në territorin e Gostivarit”.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tetovë: 86 gjoba për tejkalim të shpejtësisë nga shoferët appeared first on Telegrafi.