Tetovë, 75 persona janë gjobitur për mosmbajtje të maskave gjatë fundjavës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë fundjavës, banorët e Tetovës kanë marrë gjoba për mosmbajtje të maskës ​​mbrojtëse të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë për mosmbajtjen e maskave ​​mbrojtëse 75 personave, u janë lëshuar urdhra kundërvajtës pagesore, në përputhje me nenin 6 të Dekretit qeveritar përkatës.

Nga SPB Tetovë thonë se vendime të reja për izolim nga Inspektorati sanitar shtetëror dhe shëndetësor u janë përgatitur 144 personave, ndërsa gjithsej 530 persona janë kontrolluar me vendime të këtilla në 24 orët e kaluara.

Gjithashtu, gjithsej 19 persona kanë nënshkruar vendim për vetizolim dhe 120 persona janë kontrolluar me deklarata të nënshkruara për vetizolim./Telegrafi/

Advertisement

The post Tetovë, 75 persona janë gjobitur për mosmbajtje të maskave gjatë fundjavës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy