Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin klinik të Tetovës janë regjistruar 36 pacientë të rinj të hospitalizuar me koronavirus dhe 3 viktima. Kështu kanë bërë të ditur nga Kovid Qendra në Tetovë. Gjashtë prej pacientëve të hospitalizuar janë me një dozë të vaksinës, katër janë me dy doza të vaksinës. Të tre viktimat e fundit janë të pavaksinuar, njoftojnë nga Kovid Qendra në Tetovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer edhe 43 kontrolle ambulantore.

Aktualisht në Spitalin Klinik të Tetovës janë ende katër pacientë, të cilët shërohen nga plagët e marra gjatë natës kur shpërtheu zjarri në Spitalin Modular në Tetovë dhe jetën e humbën 14 persona.

“Stafi ynë përkujdeset për të gjithë pacientët, e në veçanti për ata që pësuan gjatë natës së kobshme të 8 shtatorit. Për momentin gjendja e tyre është stabile dhe presim që të lëshohen të gjithë në shtëpi në gjendje të mirë. Nëpër repartet tona dukshëm kemi më pak pacientë. Stafi kujdeset për pacientët, të cilët janë mirë dhe deri në fund të javës së ardhshme edhe ata do të lëshohen në shtëpi”, tha Miranda Pajaziti, mjeke.

Lidhur me ankesat e fundit të qytetarëve se nuk ka mjekë dhe staf të mjaftueshëm mjekësor që të përkujdeset për personat e shtruar nëpër repartet e Spitalit Klinik të Tetovës, mjekja Pajaziti thekson se ka mjaftueshëm staf.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sa i përket stafit, ka mjaftueshëm staf që të përkujdeset për pacientët si mjekë, po ashtu edhe motra medicinale. Nuk kam informacione se mjekët kanë kërkuar që të shtohet stafi mjekësor, por nga ajo që e di unë ka mjaftueshëm. Shumica e stafit që kanë qenë atë natë në ndërrim janë lëshuar në mjekim shtëpiak, kemi personel që janë në punë dhe kolegët kujdesen për ata”, tha mjekja Miranda Pajaziti.

Nga kovid-qendra në Tetovë njoftuan se nuk ka fëmijë të shtruar me koronavirus.

The post Tetovë: 3 viktima dhe 36 të hospitalizuar të rinj nga COVID-19 në 24 orët e fundit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";