Tetovarët sërish ankohen se uji për pije nga ujësjellësi i qytetit ka erë dhe shije të pakëndshme.

Sipas tyre, uji me erë dhe shije vjen në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit. Ata thonë se kjo nuk është risi, duke shtuar se ky problem është që nga viti 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë theksojnë se nuk ka nevojë që qytetarët të kenë frikë nga kjo situatë sepse vitet e fundit është vërtetuar se nuk ka shqetësime në parametrat e ujit të sigurt. Nga aspekti bakteriologjik dhe kimiko-fizikisht uji është i sigurt për t’u pirë edhe tani.

“Me këtë dukuri po përballemi për të tretin vit me radhë, edhe atë pikërisht në këtë periudhë të vitit. Që herën e parë, në vitin 2017, kemi bërë një ekzaminim në të cilin u vërtetua se aroma dhe shija e pakëndshme vjen nga vegjetacioni, gjegjësisht më shumë nga gjethet e pemëve që bien në sipërfaqen e ujit në zonën e Leshnicës. Me këtë rast vjen deri në dekompozonin e tyre, gjë që krijon shije dhe erë të pakëndshme. Ne çdo ditë bëjmë kontroll të cilësisë së ujit në ujësjellësin e qytetit dhe uji përkundër kësaj ere dhe shijes së pakëndshme, është biologjikisht dhe kimikisht plotësisht i sigurt për t’u pirë”, tha Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tetovarët sërish ankohen për ujin për pije, autoritetet thonë se është i sigurt appeared first on Telegrafi.