Edhe pse një ditë para Ramzainit, tregu i gjelbër në Tetovë ishte pothuajse e boshatisur. Shumica e tezgave ishin të mbyllura, ndërsa ata që ende po i mbanin të hapura, shpresonin se do të vij dikush për të blerë. Edhe shitësit edhe blerësit thonë se çmimet nuk kanë rritje, vetëm disa nga produktet janë rritur, por mungesa e të hollave dhe shpërngulja ka bërë që të mos ketë shumë shitje.
“88 vjet i kom kam haur dy herë jam bërë operacion edhe Ramazanin nuk e ijë a mund ta mbajë se dhe pa bukë nuk mund të ri se vjet kamë shumë.”
“Hiq nuk ja dal 100 euro pension kamë ndihmë sociale, stazhin ma kanë vjedhë, hajnat se nuk kam dhënë ryshfet, tash jam me ndihmë sociale 100 euro, këtë radhë mora 9800 denarë s’ka në Maqedoni nuk jetohet. Nuk bën, e se sheh të gjithë na përzunë jashtë, tash në shtëpi jam vetë çka do bëj vetë nuk shtohet ajo familje më ajo shtëpi do mbyllet. Shtypje me polici, shtypje mjekët të vrasin socialin ta vjedh, stazhin, komuna ta vjedh placin oborrin me qëllim i bëjnë që t’na shpërngulin.”
“Deri më tani në rregull janë po ka shtrenjtime ka për të blerë problem është popullata nuk ka para ashtu është shtrenjtimet janë si këtu ashtu edhe në të gjithë botën çka me thënë diçka tjetër .”
“Po blejnë me mundësitë e veta. Ka pak rritje po ka rritje grosha, ullinjtë .
“Mjerë ai që ka rrogë të vogël dhe jeton nga një rrogë mjerë ai, se ata që kanë 78% rritje t’rrogës nuk është problem, për atë atyre u shkon gazi se nuk paguajë, fukaraja pagunë.”
Një kilogram mish në treg te Tetovës kushton nga 550 deri në 610 denarë, ndërsa një kilogram grosh është nga 150 deri në 400 denarë.
The post Tetova një ditë para Ramazanit e boshatisur appeared first on Telegrafi.