Dje janë vërejtur reagime të shumta në rrjetet sociale nga tetovarët që për më shumë se 12 orë kishin mbetur pa ujë për pije, duke kritikuar pushtetin lokal dhe udhëheqësinë e Teuta Arifit me komunën, pwrcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë vonë, Arifi është përgjigjur duke treguar problemin dhe zgjidhjen e problemit, duke thënë se tetovarëve ju ka munguar uji pasi ka pasur problem gypi kryesor F300 në rrugën e Stacionit Policor në Tetovë.
Punëtorët e njësisë “Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ pranë NPK Tetova punuan për plot 12 orë pareshtur, në kushte klimatike edhe me shi të rrëmbyeshëm për të mënjanuar defektin e madh në tubacionin F300 të rrjetit kryesor të ujësjellësit të Tetovës në rrugën e Stacionit Policor në Tetovë!
Si pasojë e këtij defekti, pa ujë për pije mbeti pjesa më e madhe e qytetit të Tetovës. Dua të falemnderoj këta djem dhe burra për punën e tyre të palodhshme, e cila mundësoi që në orët e vona të mbrëmjes qytetarët përsëri të kenë ujë për pije, duke marrë parasysh faktin se jemi ne sezonin e verës dhe në kohë pandemie, kur uji paraqet një nevojë primare dhe të domosdoshme!
Gjithashtu falënderoj qytetarët për durimin, solidarizimin dhe mirëkuptimin që dëshmuan gjatë kësaj ditë kur mungoi uji për pije, por jo edhe angazhimi dhe sakrifica maksimale e punëtorëve të NPK, për ta vënë sërish në funskion sistemim e ujësjellësit të Tetovës!” ka shkruar Arifi në Facebook. /Telegrafi/

The post Tetova një ditë pa ujë të pijshëm, Arifi tregon arsyen dhe lavdëron punëtorët e NPK-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";