Tetova në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 pas Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetova në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 pas Shkupit

Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, menjëherë pas Shkupit, me më së shtumi të infektuar me coronavirus është Tetova me 26 raste.

Numri i rasteve aktive në Shkup arriti në 1.928, ndërsa në Tetova ka 351 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gjithsej 407 pacientë janë hospitaliuzuar në klinikat infektive në vend. Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve janë pranuar 9 pacientë ndërsa 92 ka gjithsej.

Në spitalin në Kozle ka 20 pacientë të moshuar me coronavirus, dy fëmijë dhe tre të dyshuar.

Advertisement

Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 16 persona, ndërsa numri i përgjithshëm arrin deri në 94 pacientë. Poashtu në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 44 pacientë, ndërsa në Shtip janë hospitalizuar 47.

Lexo po ashtu:

Regjistrohen 168 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Advertisement

Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Gostivar, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Strumicë gjithsej ka 110 pacientë me coronavirus./Telegrafi/

The post Tetova në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 pas Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy