Tetova me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të ndotjes së burimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qyteti i Tetovës në këto temperatura të larta ka mungesë të ujit të pijshëm, për shkaka të ndotjes së ujësjellësit të Leshnicës. Nga Ndërmarrja Publike “Sharri” thonë se për momentin Tetova furnizohet me 350 litra ujë në sekondë.

Lulzim Shaqiri thotë se ujë në Leshnicë për shkak të reshurave është i ndotur ndërsa bën apel që uji të përdoret me më shumë kujdes, që të gjithë qytetarët të kenë ujë të pijshëm.

“Për shkak të reshjeve që ndodhën ditën e shtunë dhe kohës së vështirë soli deri tek rëndimet që ndotën burimet e hapura të Krivishies dhe Leshnicës, situata e atyre dy ujëra të hapura u ndotën, indeksi i ndotjes u ritë edhe nuk patëm mundësi që të fusin në sistemin e ujit të pijshëm, dhe indeksi nuk na lejon që të fusim, në ujësjellës për momenti qyteti furnizohet me 350 litra por për shkak të temperaturave të larta edhe shfrytëzimit të pa kontrolluar të qytetarëve kemi problem me furnizim në disa pjesë të qytetit”, deklaroi Lulzim Shaqiri.

The post Tetova me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të ndotjes së burimeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy