Tetova ka dhënë më së shumti leje ndërtimi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë dhënë 344 leje ndërtimi, vlera e të cilëve arrin 114 milionë euro.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2023 janë dhënë 344 leje ndërtimi, që është për 9.0 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 038 158 mijë denarë, që është për 23.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti leje janë dhënë në Tetovë (60), Shtip (60), Kavadarci (16), Manastir (15), Strumica (15), Bogovina (14), Qendra (14), etj.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 157 (45.6 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 121 (35.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (19.2 %) objektet për rikonstruim”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Advertisement

The post Tetova ka dhënë më së shumti leje ndërtimi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy