Tetë vjet nga “E enjtja e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot shënohen tetë vjet që nga sulmi i dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë, i njohur si “E enjtja e përgjakshme”.

Më 27 prill 2017, teksa Talat Xhaferi, po zgjidhej në Parlament, një turmë protestuesish, të nxitur nga nisma “Për një Maqedoni të Bashkuar”, thyen kordonin e policisë dhe hynë me forcë në dhomën legjislative.

Deputetë, gazetarë dhe zyrtarë u sulmuan dhe më shumë se 100 persona u plagosën.

Gjyqet përfunduan me një total prej 211 vitesh burg për 16 të pandehur, përfshirë zyrtarë të lartë të sigurisë. Mitko Çavkov mori dënimin më të lartë prej 18 vitesh, ndërsa të tjerët u dënuan me burgim nga 7 deri në 15 vjet.

Advertisement

Disa nga të pandehurit, përfshirë deputetë dhe organizatorë të protestave, u amnistuan sipas një ligji të vitit 2018.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi në shkurt të këtij viti se pesë persona të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit janë nën hetim.

Prokuroria informoi gjithashtu se në fillim të vitit 2017, të dyshuarit përgatitën dhe zbatuan një plan për të parandaluar transferimin paqësor të pushtetit. Për këtë qëllim, ata organizuan dhe mbështetën materialisht protesta masive, së pari para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe më pas protestat e lëvizjes “Për një Maqedoni të Bashkuar”, të cilat kulmuan me sulmin e dhunshëm në Parlament më 27 prill.

The post Tetë vjet nga “E enjtja e përgjakshme” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy