Tetë vjet burg për Mijallkovin në rastin “Thesari”, pesë për Toni Jakimovskin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale e Shkupit sot e ka shpallë aktgjykimin për rastin “Thesari”, ndërsa i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në këtë rast.

Sasho Mijallkov është dënuar me tetë vjet burg, Goran Grujevski u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski u dënuan me nga pesë vjet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lënda “Thesari” që u hap nga ish-PSP, ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një firmë e Britanisë së Madhe.

Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq, dhe ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski.

Advertisement

Ata tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmesë.

Sipas aktakuzës, në këtë rast janë keqpërdorur mbi 860 mijë euro.

Rastin “Thesari” e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është PTHP për Krim të Organizuar, e cila e ka ndërmarrë lëndën nga ish-PSP-ja./Telegrafi/

The post Tetë vjet burg për Mijallkovin në rastin “Thesari”, pesë për Toni Jakimovskin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy