Gjykata penale njoftoi se ka shqiptuar tetë ditë paraburgim për Isuf Kokan, i cili gjuajti me pistoletë në ajër, siç thanë të afërm të tij, për të mbrojtur pronën private te sheshi “Skënderbeu” në Shkup, ku protestuesit e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, sulmuan statujën e Skënderbeut dhe shitoret perreth duke gjuajtur me gurë, shishe dhe gjësende të tjera të forta.
Koka u ndalua nga punonjësit e policisë menjëherë deri sa e kishte armën në dorë.
Koka njihet si aktivist i partisë Aleanca për Shqiptarët e cila deri dje ishte partnere e koalicionit me OBRM-PDUKM-në.
Vëllai i tij, Zudi Enuzi Koka ishte drejtor i Ndërmarrjen Publike “Higjiena komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi menjëherë pas incidentit.
The post Tetë ditë paraburgim për Isuf Kokën i cili gjuajti me armë në sheshin Skënderbeu në Shkup appeared first on Telegrafi.