Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Maqedoni pasditen e sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në juglindje të Dellçevës, me një thellësi prej 2 kilometra.

Përndryshe në mëngjesin e sotëm është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML 2.8 dhe me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, 115 kilometra në juglindje të Shkupit.

Këtë e njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup, nga ku theksojnë se tërmeti është ndjerë në Dellçevë, Berovë dhe Pehçevë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.