Njëzet pacientë me sëmundje shoqëruese të shumta dhe sëmundje kronike me Covid-19 në Klinikën Universitare për Sëmundjet Infektive morën “terapi të përzier” monoklonale me antitrupa.

Terapia u bë e njohur pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se ai e mori atë dhe u shërua me të.

“Terapia e përzier monoklonale me antitrupa u jepet pacientëve që kanë sëmundje të shumta shoqëruese dhe sëmundje kronike, në konsultim paraprak me specialistë dhe subspecialistë që kanë trajtuar pacientët që nga fillimi i infeksionit me Covid-19.

Janë blerë gjithsej 1.200 doza të ilaçeve, dhe deri tani janë përdorur rreth 20 doza”, thonë nga Ministria, raporton AIM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është metoda më moderne e terapisë për pacientët me Covid-19. Terapia është një përzierje i dy antitrupave monoklonalë dhe është krijuar posaçërisht për të bllokuar infektivitetin e virusit SARS-CoV-2, i cili shkakton infeksionin Covid-19./Telegrafi/

The post Terapia për Covid e përdorur nga Trump iu është dhënë 20 pacientëve në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup appeared first on Telegrafi.