Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 13 të dyshuarit për tenderët me mazut, vetëm 4 përfunduan prapa grilave. Ndonëse Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkoi masën e paraburgimit për 5 të dyshuarit, tani më ish-drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski është i arratisur që nga ndjekja për rastin tjetër “Aditiv”. Për këtë të fundit po mbahet në paraburgim edhe ish-drejtori komercial Ardijan Muça, i cili bashkë me të tjerët tani dyshohet edhe për keqpërdorimet e furnizimeve publike të mazutit në TEC-Negotinë. Në mesin e të paraburgosurve është edhe Ratko Kaposhevski, pronar i kompanisë RKM-Energy, e cila sipas organit të akuzës në periudhën 2021-2023 dyshohen për dëmtimin e buxhetit të shtetit prej 167.549.985 euro.

“Nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, një ditë pas tregojnë edhe arsyet e tyre për çfarë e kanë pranuar propozimin e gjykatësit të procedurës paraprake që Asmir Jahovski mos të përfundoj në paraburgim 30 ditor si të tjerët por të mbrohet në paraburgim shtëpiak.”

Pronar i “Pucko Petrol” Asmir Jahoski, po dyshohet vetëm për akuzën pastrim parash në vlerë prej 72 milionë denarëve. Jahoski i shëptoi paraburgimit me arsyetimin se është kujdestar i fëmijëve të tij, duke dorëzuar 3 arsye, për t’u mbrojtur me masën e arrestit shtëpiak në adresën e tij në fshatin Pllasnicë.

“Në sqarimin e vendimit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë parasysh rrethanat subjektive nga ana e të dyshuarit, gjegjësisht se ai është kujdestar i katër fëmijëve të tij, tre prej të cilëve janë të mitur. Si dhe me vendim të Gjykatës Civile të Shkupit, ka formuar lidhje të forta me shtetin dhe kompania e tij me më shumë të punësuar; dhe gjendja e tij shëndetësore është e përkeqësuar, për të cilën ka dorëzuar dokumentacionin”, thotë Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Advertisement

Nga praktikat gjyqësore avokatët thonë se ndryshimi i paraburgimit efektiv me burg shtëpiak duhet të bëhet për arsye të forta shëndetësore dhe kur jepet garanci financiare se i dyshuari nuk do arratiset, nuk do të ndikoj në pengimin e hetimit në fjalë dhe nuk do të përsëris veprën. Avokati Naser Raufi tha se Gjykata Penale në këtë rast i merr pasaportën të dyshuarit, i cili nuk guxon të lëshoj adresën e banimit.

“Për paraburgim shtëpiak duhet të qëndrojnë parakushte, zakonisht paraburgimi shtëpiak i jepet të miturit, gratë shtatzëna, por edhe për njerëzit që kanë ndonjë diagnozë të sëmundjeve, apo për invaliditet. Mund të jepet paraburgim shtëpiak kur vet gjykata e sheh se nuk ka gjasa për arratisje të dyshuarit sepse ende nuk është i akuzuar dhe kur jep garanci financiare që të lajmërohet në gjykatë”, tha Naser Raufi.

Prokuroria akoma nuk e ka ankimuar këtë vendim të gjykatës. Organi i akuzës në bashkëpunim me policinë gjyqësore po ndërmerr veprime për sigurimin e provave të pronësisë mbi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të të dyshuarve për sigurimin e tyre për konfiskim të mëtejshëm të mundshëm. Ndërkaq 7 të dyshuarit të tjerë, janë në masën e kujdesi të shtuar dhe po ndiqen në liri, për dy akuza. /tv21

The post Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy