Tekniku mjekësor nga Suedia, Hans Jorgen Mihael Selberg i cili ka arrit në vendin tonë më 4 gusht përmes mekanizmit evropian për mbrojtje civile do të ndihmojë kolegët e tij në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë kujdesit të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19.

Nga Klinika infektive informojnë se Jorgen shkëlqyeshëm është adaptuar në procesin e punës me kolegët e tij të rinj. Ai ka bartur përvojat e tij kolegëve nga vendi jonë, ndërsa ata i kanë ndihmuar të përfshihet në proceset e punës.

“Jemi mirënjohës ndaj solidiaritetit të tij dhe dëshirës për ndihmë dhe shpresojmë se këto nisma për ndihmë reciproke do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, kanë thënë nga klinika.

Angazhimi i tij i punës do të zgjat një muaj. Për gjithë këtë periudhë ai do të punojë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim që është koordinator kryesor për mekanizëm evropian për mbrojtje civile nga fillimi i krizës me Kovid-19 deri tani është realizuar mbështetje për më shumë institucione shtetërore në vend mes tyre edhe për Ministrinë e Shëndetësisë.

The post Tekniku mjekësor nga Suedia në mbështetje të kolegëve në Shkup appeared first on Telegrafi.