Tejkaluan autorizimet duke ushtruar dhunë, padi penale për 6 policë nga Shkupi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri tek Prokuroria Publike janë parashtruar padi penale kundër gjashtë nëpunësve të policisë të punësuar në SPB Shkup. Të njëjtit dyshohet se me 18 maj të këtij viti kanë shkelur nenin 143 të Kodit Penal, respektivisht kanë kryer vepër penale “maltretim gjatë ushtrimit të detyrës”.

“Pas kontrolleve të bëra dhe qasjes në kamerat e sigurisë është konstatuar se ngjarjes i ka paraprirë ngjarje tjetër penale-juridike, pas së cilës i dëmtuari është lidhur me pranga dhe ndaj tij pa bazë është përdorur forcë policore, me të cilat janë tejkaluar autorizimet policore”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kundër nëpunësve policorë të denoncuar sipas kumtesës, është ngritur edhe procedurë për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore në MPB. /Alsat-M/

The post Tejkaluan autorizimet duke ushtruar dhunë, padi penale për 6 policë nga Shkupi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy