Shtëpia më e re teatrore në Maqedoni, në skenën e madhe të Qendrës për kulturë KAÇKM dje premierë e dha shfaqjen “Koloneli zog” para publikut të Gostivarit. Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë, prej shkurtit, kjo është shfaqja e parë e cila luhet në ambient të mbyllur në Maqedoni.
Në publik pati numër të kufizuar të adhuruesve të lojës teatrore, të cilët në fund e përshëndetën ekipin e aktorëve.
Shfaqja e dytë e IP “Teatri Gostivar” bazohet në tekstin e “Kolonelit zog” të Hristo Bojçev dhe për herë të parë u shfaq në festivalin “Vera e Ohrit” më 26 gusht.
Regjisori Andrej Cvetanovski për MIA-n deklaroi se përmbajtja bazohet në tragji-komedi e cila nuk merret me integrimet në BE dhe NATO por me përjashtimin e individit.
Në shfaqje, krqahas Gjorgji Neshkovskit i cili e luan rolin kryesor dhe Maria Kondovskës si mysafire, rolet i interpretojnë aktorë nga shtëoia amë: Elizabeta Klinçarevska-Mlladenovska, Bereda Reshit, Arian Ejupi, Marko Dojoski, Driton Lazimi, Kujtime Ahmeti, Ajshe Useini dhe Berat Mahmuti. Skenograf dhe kostumograf është Sergej Svetozarev ndërsa muzika është e Dimitar Andonovskit.
The post Teatri në Gostivar me premierë para publikut me shfaqjen “Koloneli zog” appeared first on Telegrafi.