Tearca komuna e parë rurale në rajonin e Tetovës që do të trajtojë qentë endacakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qentë endacakë që do të hasen në komunën e Tearcës do të trajtohen në mënyrë që të mos jenë të rrezikshëm për njerëzit, paralajmëroi kryetari i komunës, Isen Asani pasi për këtë qëllim bëri një furnizim publik dhe kontratë me një zyrë veterinare. Tearca është komuna e parë rurale që fillon një proces të tillë.

“Ne mund të trajtojmë 20 qen në javë. Ne do t’i kapim qentë në rrugë, do të marrim gjak dhe do t’i dërgojmë në Shkup për analiza, kryhet operacioni, vaksina e tërbimit. Komuna e Tearcës është komuna e parë rurale që fillon trajtimin e qenve endacakë. Trajtimi i këtyre qenve në pjesën rurale të rajonit do të ulë rrezikun për fshatrat e tjerë në komunat e tjera, sepse qentë lëvizin kudo”, tha veterineri Rami Selmani.

Për t’i shmangur problemet shtesë, Asani kërkoi nga qytetarët që të bëjnë kujdes që të mos qëndrojnë në rrugë me kafshët e tyre shtëpiake.

“Me kërkesë të qytetarëve dhe me vendim të Këshillit, kemi hapur furnizim publik për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë. Në shpalljen u paraqit një kompani dhe të gjithë qentë që do t’i kapin do të sillen këtu. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që do të shohin një qen endacak të bëjnë thirrje për ndërhyrje”, tha kryetari i Komunës së Tearcës.

Advertisement

Sipas veterinerit Selmani, procesi i trajtimit të vetëm një qeni kushton mesatarisht 9000 denarë. Pothuajse çdo javë policia e Tetovës raporton sulme nga qentë endacakë.

The post Tearca komuna e parë rurale në rajonin e Tetovës që do të trajtojë qentë endacakë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy