Lidhja e shoqatave të personave me diabet të Maqedonisë (LSHPD) u bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, si dhe politikëbërësve shëndetësorë në Qeveri, që t’i japin prioritet shëndetit të mbi 3.500 qytetarëve që jetojnë me diabet të tipit 1 (T1D) në vend, si dhe rreth 2000 persona me diabet të tipit 2 (T2D) me komplikime shëndetësore nga nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Lidhja fton të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët në Kuvendin e RMV, të miratojnë ndryshimet për të ndarë fonde shtesë për blerjen e sensorëve të monitorimit të vazhdueshëm të glukozës (CGM) si dhe pompave të insulinës për të siguruar që çdo person me T1D dhe T2D me komplikime të ketë qasje në teknologjitë e reja që shpëtojnë jetë.

“Maqedonia e Veriut përballet me sfida në kujdesin ndaj diabetit, duke përfshirë qasjen e kufizuar në pajisjet moderne për monitorimin e vlerave të sheqerit në gjak, si dhe në trajtimet e duhura. Sensorët CGM dhe pompat e insulinës janë jashtëzakonisht të rëndësishme për menaxhimin e diabetit. Aktualisht, sensorët CGM pajisen vetëm për 18.5% të numrit total të personave me diabet të tipit 1 dhe vetëm 6% e T1D pajisen me pompa insuline. Kjo i lë mijëra pacientë me diabet tip 1 dhe diabet tip 2 me komplikime të paaftë për të përfituar nga përfitimet e këtyre teknologjive të reja”, thonë nga Lidhja.

“Nëse bëhet një e ashtuquajtur analizë Kosto-Përfitim për sigurimin e sensorëve CGM për njerëzit me diabet të tipit 1 dhe për njerëzit me diabet të tipit 2 me komplikime, do të arrihet në përfundimin se përfitimet financiare afatgjata të përdorimit të sensorëve CGM tejkalojnë investimin fillestar shumëfish në drejtim të përmirësimit të rezultateve shëndetësore dhe uljes së shpenzimeve totale për kujdesin shëndetësor”, thonë nga Lidhja e shoqatave të personave me diabet në Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Të sigurohen sensorë për matje të vazhdueshme të sheqerit në gjak, kërkon Lidhja e shoqatave të personave me diabet në Maqedoni appeared first on Telegrafi.