Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 29 gusht ka caktuar seancën e 10-të në të cilën duhet të zgjidhet përbërja e re qeveritare.
Mandatari i qeverisë dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot tha se Qeveria e re do të jetë stabile, efikase që do të garantojë përcaktimet strategjik, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, menaxhimin me krizën e coronavirusit, rritje ekonomike si dhe shtet efikas juridik me arsim modern dhe institucione stabile, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Me mua sot janë 19 ministra dhe ministre. Të gjithë bashkërisht obligohemi se do të ecin para çdo ditë, çdo orë, se do të punojmë më shumë dhe më mirë”, tha mes tjerash Zaev.
Sipas tij, programi i ri qeveritar pasqyron përkushtimin e të gjitha partive politike që janë pjesë e koalcionit në luftimin e korrupsionit dhe krimit, pastrim të gjyqësisë dhe kontrollimin e pronës dhe parave për të gjithë funksionarët./Telegrafi/
The post Të shtunën pritet të votohet përbërja e re qeveritare appeared first on Telegrafi.