Vendimi i tretë presidentit, Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme skadon të shtunën, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë, nëse liderët nuk arrijnë marrëveshje për datën e zgjedhjeve, sipas afateve ligjore, zgjedhjet do të duhej të mbahen më 21 qershor.

Akoma nuk ka sinjale nga subjektet politike dhe presidenti Stevo Pendarovski nëse mbi datën e zgjedhjeve do të bëhet edhe një përpjekje përmes takimit të liderëve. Nga Presidenca nuk kanë përgjigje nëse Pendarovski ka nisur bisedime me liderët, pas prononcimit të tyre se janë për konsensus.

Kreu i LSDM-së Zaev thotë se nuk do zgjedhje pa opozitën megjithatë kundërshton ashpër propozimet e opozitës për zgjedhje në gusht ose shtator.

Edhe partitë e tjera pranojnë se ditëve të fundit janë zhvilluar komunikime bilaterale mes liderëve, por as lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe as kundërshtari i tij politik Zaev nuk kanë marrë përsipër të iniciojnë takim me qëllim gjetjen e datës me konsensus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partitë politike shqiptare edhe pse kanë datat e tyre të propozuara, thonë se fjalën e fundit do ta thotë konsensus politik. BDI-ja thotë se data varet nga numri i të infektuarve, ndërsa Aleanca për Shqiptarët kërkon takim me qëllim arritjen e konsensusit.

Në takimin e fundit tek presidenti, partitë nuk arritën ta pajtohen për datë të zgjedhjeve, ndërsa qëndrimi i fundit i kabinetit të presidentit ishte se pa u arritur konsensus politik mes liderëve, nuk do të ketë ftesë për takim të ri.

LSDM-ja propozon zgjedhje në qershor, VMRO-ja kërkon zgjedhje në fund të gushtit ose fillimi shtatorit, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duan zgjedhje më 26 korrik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";