MPB konfirmon se mbrëmë ka pasur të shtëna në Haraçinë, në të cilën është plagosur një 42-vjeçar.

“Më datë 22.10.2024 në ora 20:50 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë të marra në këmbën e djathtë nga arma e zjarrit në zonën e Shkupit është sjellë Q.D (42) nga fshati Haraçinë-Shkup.

Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se rreth orës 20:00 Q.D. është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, pas së cilës personi ka qëlluar në drejtim të tij.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja armësh. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Të shtëna në Haraçinë, plagoset një 42-vjeçar appeared first on Telegrafi.