Kryetarët e forumeve rinore të partive politike sot në Shkup do ta nënshkruajnë deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike me çfarë do ta tregojnë përpjekjen e tyre për zbatimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike dhe fushatë dinjitoze dhe korrekte, ndërsa njëherit do ta tregojnë vendosmërinë e tyre që të luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes dhe të promovojnë ulje dhe evitim të gjuhës së urrejtjes në shoqëri.
Akti i nënshkrimit të deklaratës është ngjarje tradicionale në organizim të Institutit Ohër të Shkupit, që mbahet para çdo zgjedhjeve. Deklarata për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike për herë të parë është nënshkruar në vitin 2014.
“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do t’i përcjellë mesazh të qartë opinionit se politikanët e rinj si bartës të ardhshëm të vendimeve, kanë vullnet, kapacitet dhe vendosmëri të fortë të jenë liderë të ardhshëm dhe të krijojnë kulturë më të ndryshme politike, duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, thonë nga Instituti Ohër.
Instituti Ohër e zbaton programin “Dialog politik midis politikanëve të rinj” nga viti 2010. Programi i bashkon të gjithë të rinjtë politikë dhe qëllimi i tij është të kultivojë dhe të ndërtojë kulturë dhe dialog politik, por edhe t’i ndërtojë kapacitetet, aftësisë dhe njohuritë e të politikanëve të rinj si liderë të ardhshëm dhe bartës së vendimeve.
The post Të rinjtë e partive politike në Maqedoni do të nënshkruajnë deklaratë për zgjedhje korrekte appeared first on Telegrafi.