Të punësuarit në administratën publike sot në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjashtë ministri dhe dy institucione shtetërore nisin sot protestat e paralajmëruara për shkak të mosnënshkrimit të Marrëveshjeve të reja kolektive që do t’u jepnin të drejtën e rritjes së pagave prej 30 për qind.

Punonjësit do të protestojnë për gjysmë ore dhe vendndodhja do të ndryshojë çdo ditë.

Sipas njoftimeve të Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH), protesta do të mbahet të premten para Ministrisë së Financave.

Ata thonë se punonjësit në këto ministri janë të diskriminuar në raport me kolegët e tyre nga Shërbimi i Çështjeve të Përgjithshme të Qeverisë, Sekretariati i Përgjithshëm, Ministria e Shëndetësisë, Arsimit dhe Financave, të cilët kanë marrë rritje të pagës për 30 për qind.

Advertisement

Punonjësit në Prokurorinë e Shtetit që nga java e kaluar janë në grevë dhe arsyeja është e njëjtë – Kontrata Kolektive dhe rritje e pagave për 30 për qind.

Kryesia e Sindikatës deri më tani ka pasur disa kontakte me avokatin e shtetit, por ende nuk ka zgjidhje.

Ministria e Financave njoftoi se në Buxhetin e vitit 2025 parashikohen mjete për pagesën e të gjitha të drejtave të fituara të punonjësve në përputhje me marrëveshjet kolektive të nënshkruara më parë./Telegrafi/

The post Të punësuarit në administratën publike sot në protestë, kërkojnë rritje të pagave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy